Telegrafi

Drita dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët e mundshëm nëse kalojnë në ‘Play-Off’ të Ligës së Konferencës

Drita dhe Ballkani janë në fazën e tretë të Ligës së Konferencës dhe tanimë kanë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm nëse kalojnë tutje.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani në rrethin e tretë do të përballet me skuadrën irlandeze Larne.

Ndërkohë Drita në këtë fazë të garave do të ndeshet me skuadrën Auda nga Letonia.

UEFA tanimë ka caktuar edhe kundërshtarët e mundshëm të Dritës dhe Ballkanit.

Drita ndodhet në grupin 2 te skuadrat jo favorite dhe ka mësuar kundërshtarët e mundshëm.

Në rast se kalojnë tutje gjilanasit do të përballen me Fiorentinën ose fituesit e dueleve Olimpija Ljuljana – Sheriff Tiraspo, Brondby – Legia Varshavë, Zurich ose Vitoria apo Corvinul – Astana.

Ndërkohë në rast se Ballkani kalon tutje do të ketë punë me fituesit e humbësit e dueleve si Klaksvik – Borac Banja Luka, Celje – Shamrock Rovers, Dinamo Minsk – Lincoln Red Imps, Panevezys – Maccabi Tel-Aviv dhe Santa Coloma – RFS.

Dy skuadrat kosovare do mësojnë kundërshtarët me fillim nga ora 13:00 kur edhe do të hidhet shorti. /Telegrafi/