Telegrafi

Drita dërgon lojtarët në pushim, shorti për ndeshjen e tyre në Ligën e Evropës hidhet me 31 gusht

Drita është eliminuar nga rundi parakualifikues në Ligën e Kampionëve dhe tani do ta vazhdojnë rrugëtimin në Ligën e Evropës.

Kjo pasi klubi ynë ka humbur në tavolinë me rezultat 3-0 ndaj Linfield F.C, për shkak të mos përmbushjes së Rregullores së re të UEFA-së për Ligën e Kampionëve.

Tani, kampioni i Kosovës, do të luajë në rrethin e dytë të Ligës së Evropës, ndërsa kundërshtarin do ta mësojë më 31 gusht, kur edhe do të hedhet shorti.

Foto: FC Drita/Facebook

Ndeshjet e rrethit të dytë të Ligës së Evropës pritet të luhen më 17 shtator.

Futbollistët e Dritës janë lënë në pushim nga stafi teknik për disa ditë para se t’i rikthehen punës për ndeshjen e rundit të dytë kualifikues në Ligën e Evropës. /Telegrafi/