Telegrafi

Drita i afrohet golit ndaj Audas, mbyllet baras pjesa e parë   

Drita po zhvillon një ndeshje mjaftë të mirë ndaj Audas, por pas 45 minutash rezultati mbetet 0-0. 

Ndeshja e parë mes këtyre dy skluadrave u mbyll me fitoren e letonezëve me rezultat 1-0. 

Të besuarit e Zekirija Ramadanit po luajnë një lojë mjaftë të kujdesshme, duke mos i lejuar mysafirët të rrezikojnë portën e tyre. 

Ndërsa në minutën e 42-të Drita kishte dy mundësi shumë të mira, ku Blerim Krasniqi dhe Albert Dabiqaj gjuajtën drejt porte, por në të dyja rastet portieri mysafir arriti të ruajë portën e tij. 

Edhe shtatë minuta lojë shtesë nuk i ndihmuan Dritës të gjejë golin.

Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më e mirë, pasi që Drita nuk do të pajtohet me këtë rezultat dhe do të kërkojë golin. /Telegrafi/