Drita e ka mbyllur me epërsi 2-1 pjesën e parë ndaj Inter Escaldes në ndeshjen para-kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Pjesa e parë e takimit është karakterizuar me lojë më të mirë të kampionit të Kosovës.
Drita përveç rasteve të shumta, arritën të shënojnë edhe dy gola, kundrejt një goli nga kundërshtarët.
Të parët në epërsi kaluan “Intelektualët” me anë të Xhevdet Shabanit, i cili shënoi një supergol nga distanca në minutën e 21-të.
Kampioni i Andorrës arriti të kthehet në lojë në minutën e 29-të dhe ishte Emili Garcia që shënoi për barazimin 1-1.
Drita në të gjitha aspektet ishte më e mirë dhe më kërkuese, ndërsa në minutat shtesë gjeti edhe golin e dytë.
Ishte Hamdi Namani, i cili shënoi për 2-1 dhe dërgoi ekipin e tij në pushim me epërsi. /Telegrafi/