Dries Mertens e ka thyer rekordin e Diego Maradonas, pasi ka shënuar 116 gola në fanellën e Napolit në të gjitha garat.
Sulmuesi belg shënoi dy gola në fitoren 3-2 të napolitanëve ndaj Red Bull Salzburgut në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Legjenda argjentinase kishte shënuar 115 gola në fanellën e skuadrës italiane, mirëpo 32-vjeçari me dy golat e tij ka kaluar atë.
Tani, Mertens do të tenton të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Napolit, ndërsa këtë rekord e mban Marek Hamsik që ka shënuar 121 gola.
Sllovaku kishte luajtur rregullisht nën urdhrat e Rafa Benitezit, mirëpo lëndimet bënë që Maurizio Sarri ta largonte atë nga pozita e titullarit.
Belgu aktualisht ka 116 gola në 292 paraqitje në të gjitha garat për klubin, duke realizuar 69 asistime. /Telegrafi/