Telegrafi

Driblimi pa top i Mbappes bëhet viral, Kristensen ‘kthehet në Danimarkë’ me një lëvizje të francezit

Kylian Mbappe ishte i papërmbajtshëm në fitoren e Përfaqësueses së Francës ndaj Danimarkës në kuadër të Grupit D në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Franca triumfoi me rezultat 2-1 ndaj Danimarkës në ndeshjen e dytë të Grupit D dhe me këto tri pikë siguroi kalimin tutje.

Lojtari kryesor i ndeshjes padyshim se ishte Kylian Mbappe, i cili shënoi të dy golat për Gjelat.

Megjithatë, përveç golave, Mbappe pati aksione edhe nga loja, por edhe driblimi.

Mbappe në duel me Kristensen

Një driblim pa top i sulmuesit të Paris Saint-Germain ndaj mbrojtësit Rasmus Kristensen tashmë është bërë viral në rrjetet sociale.

Mbrojtësi i Leeds United kishte për detyrë ta ndiqte këmba këmbës në çdo aksion, por në këtë rast dështoi keq.

Kristensen nuk iu ndahej Mbappes

Mbappe u nis me shpejtësi për një aksion, por u ndal pa e marrë topin dhe kjo lëvizje e turpëroi Kristensenin i cili u rrezua në tokë.

Pamjet tashmë janë bërë virale në rrjetet sociale dhe po qarkullojnë vazhdimisht.

“Kristensen duhet të pensionohet dhe të kthehet menjëherë në Danimarkë”, “Shpresoj që familja e lojtarit danez të mos e shohë këtë”, ishin disa nga komentet e fansave në rrjetet sociale. /Telegrafi/

@sportsdirectfootball

Stop that Kylian 🤩 #footballtiktok #football #footballvideo #tekkers

♬ original sound – SD Football