Site icon Telegrafi

Driblimi mahnitës i Brownhill gati sa nuk ia ‘humbi karrierën’ Bentancurit, uruguaiani kërkoi ndihmën e mjekëve

Rodrigo Bentancur ishte afër një lëndimi të madh pas një driblimi të mahnitshëm nga kundërshtari i tij, Josh Brownhill, në ndeshjen e së mërkurës mes Tottenham Hotspur dhe Burnley.

Tottenham Hotspur u mposht me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Burnley në ndeshjen e mbetur të vlefshme për javën e 13-të në Ligën Premier.

Goli i vetëm dhe i fitores për vendasit e Burnley u shënua në minutën e 71-të nga Ben Mee, i cili ia dhuroi tri pikë shumë të vlefshme skuadrës së Sean Dyche.

Lexo po ashtu Conte lë të kuptohet se do të largohet nga Tottenhami në një intervistë të jashtëzakonshme pas humbjes ndaj Burnleyt

Përveç humbjes, Spurs ‘humbën’ edhe shërbimet e mesfushorit uruguaian, Bentancur, i cili gjatë janarit u transferua nga Juventusi.

Bentancur ishte ‘viktimë’ e një driblimi fantastik nga mesfushori i Burnley, Brownhill, në mesin e fushës në minutën e gjashtë të takimit.

 

Megjithatë, Bentancur shpëtoi mirë pasi driblimi bëri që ai të rrezohet keq dhe të rrezikoj lëndimin në të dy këmbët.

Por, uruguaiani nuk arriti assesi ta përfundoj ndeshjen pasi u zëvendësua mes pjesëve nga trajneri Antonio Conte. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version