Site icon Telegrafi

Dresevic ka gjetur golin e parë në elitën e futbollit japonez

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Ibrahim Dresevic, e ka shënuar golin e parë me skuadrën e Machidas në elitën e futbollit të Japonisë.

Machida të shtunën fitoi me rezultatin 2-1 në udhëtim te skuadra Hokkaido Consadole Sapporo në kuadër të xhiros së katërt.

Dresevici realizoi nga afërsia pas gjuajtjes me kokë në minutë ne 66-të për rezultatin 2-0.

Mbrojtësi ka katër paraqitje në kampionatin japonez dhe i ka kompletuar të gjitha ndeshjet.

Ai ka munguar të premten në listën e publikuar nga përzgjedhësi Franco Foda, për ndeshjet miqësore të Kosovës në këtë muaj. /Telegrafi/

Exit mobile version