Drenica është gjysmëfinaliste e Kupës së Kosovës në futboll.
Drenicakët triumfuan kundër Ferizajit me rezultat minimal prej 1-0.
I vetmi gol u shënua në 45 minutshin e parë dhe atë nga vija e bardhë, transmeton Telegrafi.
Taulant Dajaku ka realizuar nga penalltia një minutë para përfundimit të pjesës së parë. Paraprakisht, portieri i ferizajasve Miftari e pengon sulmuesin Lushtaku, ku gjyqtari Besfort Kosumi tregoi me gisht në pikën e bardhë.
Në pjesën e dytë, ekipet e kërkuan rrugën e golit, por të cilën nuk e gjetën edhe në saje të intervenimeve të sakta të dy portierëve respketiv.
Të vetmin rast që vlen të theksohet ishte i Kreshnik Nebihut, i cili pesë minuta para përfundimit të takimit, doli para portierit mysafir, por nuk ia del të shënojë.
Dhe kështu takimi, përfundoi me rezultatin e arritur në pjesën e parë, atë prej 1-0 për Drenicën.
Pas kësaj, Drenica do të mësojë kundërshtarin e radhës pas hedhjes së shortit në Prishtinë. /Telegrafi/