Drenica ka filluar një riorganizim në klub, ku ka zgjedhur kryetarin e ri dhe ka filluar bisedimet me shumicën e lojtarëve që t’i vazhdojë kontratat.
Në krye të klubit ka ardhur Ragip Veseli, i cili është zgjedhur nga bordi i klubit.
Ai ka dhënë premtime që në klub nuk do të ketë më kriza financiare dhe mungesa të pagave.
Tashmë për ta konfirmuar seriozitetin e klubit, kryesia ka vazhduar disa bashkëpunime me lojtarët.
Arsen Sykaj do të jetë në klubin e Drenicës edhe për gjashtë muaj. Ai kishte ardhur në verë dhe do të jetë edhe gjashtë muaj me kuqezinjtë.
Po ashtu me Drenicën bashkëpunimin e ka vazhduar edhe Qemail Elshani.
Ditëve në vazhdim do të zyrtarizohen, rinovimet dhe përforcimet e tjera. /Telegrafi/