Telegrafi

Drenica ‘zbret me këmbë në tokë’ Trepçën ’89 pas fitores ndaj Ballkanit – skuadra nga Skenderaj fiton tri pikë

Foto: KF Drenica/Facebook

Drenica ka arritur të fitojë me rezultat 2-1 përballë Trepçës ’89 që ishte shumë e motivuar pas triumfit 4-3 ndaj Ballkanit.

Por, ky motivim nuk i kreu punë ndaj një kundërshtari tejet të organizuar si ajo e Skenderajt.

Drenica e filloi mjaftë mirë takimin duke krijuar raste dhe në minutën e 12-të rrezikuan me anë të Genc Hamitit që gjuajti nga distanca, mirëpo portieri Prince Marrley ishte në vend.

Trepça ’89 më pas tentoi të dilte përpara, por që vendasit nuk lejuan hapësira në fazën defanzive.

Në pjesën e dytë, Shkëlzen Lushtaku e kaloi Drenicën në epërsi  nga një pakujdesi e mbrojtjes, duke shënuar për 1-0.

Vendasit nuk u ndalën me kaq dhe e realizuan edhe golin e dytë me anë të Baton Zabërgjës (81’), që vulosi kështu fitoren e skuadrës së tij.

Por, skuadra mitrovicase arriti që të shënonte golin e parë të tyre në këtë takim me anë Ardian Mujës në minutën e 90+1.

Pas javës së nëntë, Trepça ’89 është në vendin e gjashtë me 11 pikë, po aq sa ka edhe Drenica në të shtatin. /Telegrafi/