Site icon Telegrafi

Drenica triumfon kundër Trepçës

Drenica ka triumfuar në xhiron e njëzet të Superligës së Kosovës në futboll.

Drenicakët arritën të mposhtin mitrovicasit e Trepçës me rezultat minimal 1-0.

Kreshnik Uka në minutën e 15 të takimit ka zënë në befasi portierin kundërshtar Tahirin, me ç’rast ka realizuar një eurogol.

Shtatë minuta para përfundimit të pjesës së parë, Bajram Zuqaku i mysafirëve lëshon mundësi të mirë duke mos u tregua i saktë para portës së Drenicës.

Në pjesën e dytë te dyja ekipet e kërkuan rrugën e golit, por kësaj nuk ia arritën dot dhe kështu, takimi përfundoi me rezultat 1-0 për drenicakët, transmeton Telegrafi.

I vetmi rast që vlen të theksohet në 45 minutshin e dytë është i Granit Arifaj, i cili në minutën e 73 nuk e shfrytëzoi një rast ideal.

Pas kësaj, Drenica zë pozitën e tetë të renditjes tabelore me 22 pikë ndërsa Trepça mbetet në vendin e parafundit me 13 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version