Site icon Telegrafi

Drenica transferon sulmuesin Igball Jashari, pasardhësin e familjes heroike nga Prekazi

Klubi nga Skenderaj, Drenica ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Igball Jashari, i cili së fundmi ishte pjesë e Prishtinës.

Kuqezinjtë drenicas kanë filluar punën para nisjes së përgatitjeve për sezonin pranveror, ku imperativ i vetëm është rikthimi në Superligë.

Kështu, Drenica ka konfirmuar transferimin e parë në këtë afat kalimtar dhe bëhet fjalë për sulmuesin e njohur Igball Jashari.

Pasardhësi i familjes heroike nga Prekazi apo më saktë i biri i komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari, ka përforcuar gjatë ditës së sotme ekipin drenicas.

Postimi pa ndërhyrje

Igball Jashari, përforcimi i radhës i Drenicës

Më kënaqësi dhe privilegj ju njoftojmë që Igball Jashari, është pérforcimi i radhës i ekipit tonë.

Sulmuesi i familjes emblematike Jashari, do të jetë ‘armë’ shtesë për sulmin e skuadrës tonë.

Jashari është një lojtar i shumë i talentuar, dhe i rrezikshëm për kundershtarët. Ai ishte pjesë e FC Prishtina.

Ai tashmë do të mbrojë ngjyrat kuq e zi, të vendlindjes se tij, dhe për klubin e tij të zemrës nga ku mori hapat e parë si futbollist.

Është kënaqësi e veçantë që je në mesin tonë.

Mirësevjen Igball Jashari

Bashkë drejt Superligës

/Telegrafi/

Exit mobile version