Valdet Shoshi është shkarkuar nga posti i trajnerit te KF Drenicës.
Burime brenda skuadrës kuqezi, i kanë thënë KosovaPress-it se tekniku pejanë është shkarkuar nga kreu i bankinës së skuadrës nga Skenderaj.
Rezultatet e dobëta të Drenicës, sidomos disfata e djeshme kundër Dritës në kuadër të Kupës së Kosovës, ka bërë që drejtuesit e kësaj skuadre të shkarkojnë Shoshin, i cili më parë ka drejtuar edhe Besën e Pejës.
Ndërkaq, kryetari i Drenicës, Daut Geci i ka thënë KosovaPress-it se akoma nuk është marrë vendimin për largimin e trajnerit pejanë.
“Ende nuk kemi marrë asnjë vendim. Sot në orën 14:00, do të kemi një takim, ku i pranishëm do të jetë edhe Valdet Shoshi”, ka thënë Geci.