Telegrafi

Drenica pa probleme ndaj Ferizajt

Drenica, Liria (Foto: Facebook/KF Drenica)

Drenica ka arritur të shënojë fitore të lehtë ndaj Ferizajt me rezultat 3-1 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Ndeshja nga minuta e parë i takoi Drenicës, që hyri me qasje ofensive pas disfatës javën e kaluar nga Ballkani.

Ishin tri raste të mira që u krijuan brenda pesë minutave e të cilat e bënë të qartë synimin e vendasve për të shënuar.

Kreshnik Uka ishte ai që në minutën e pestë nga afërsia realizoi për 1-0 dhe golin e epërsisë e vendasve.

Dominimi vahzdoi dhe në minutën e 29-të një harkim i Diar Prokshit e gjen Taulant Dajakun që me kokë shënoi për 2-0.

Fitorja në pjesën e dytë nuk u kontestua në asnjë moment, ndërsa në minutën e 82-të i inkuadruari Qemajl Elshani realizoi për 3-0, ndërsa në fund golin e nderit e shënoi Genc Hamiti.

Me këtë fitore Drenica ka 27 pikë në vendin e pestë, vetëm një pikë më pak se Gjilani që ka vendin e katërt. /Telegrafi/