Site icon Telegrafi

Drenica ndan rrugët me Arsim Thaqin edhe pse është lider në Ligën e Parë

Drenica ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin Arsim Thaqi, i cili e kishte zëvendësuar Bylbyl Sokolin në këtë post.

Kjo ndarje vend menjëherë pas humbjes së Drenicës në shtëpi nga Trepça 89 me rezultat 2-0.

“FC Drenica njofton se ka marrë vendim të liroj nga detyra trajnerin Arsim Thaçi. Ky vendim është marrë pas një analize të detajuar të ecurisë së ekipit dhe nevojës për ndryshime që do të ndihmojnë në arritjen e objektivave tona për të ardhmen”.

“Vendim nuk ka qenë i lehtë, por është marrë pas një analize të thellë të situatës dhe përpjekjes për të ecur përpara me një qasje të re me qëllim që klubi të arrijë rezultate sa më të mira”.

“Klubi tashmë ka nisur procesin për gjetjen e një trajneri të ri, i cili do të marrë përsipër drejtimin e skuadrës dhe do të punojë për të përmbushur synimet tona”.

“Falënderojmë trajnerin Arsim Thaçi për punën dhe përkushtimin e tij gjatë kohës së kaluar me ekipin dhe i urojmë suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Trajneri i ardhshëm do të jetë i katërti te Drenica këtë sezon, pasi fillimisht ishte Megzon Visoka, që u pasua nga Bylbyl Sokoli, i cili iu fut politikës dhe u shkarkua nga klubi drenicas. I fundit ishte Arsim Thaqi.

Drenica vazhdon të mbetet lider në grupin A të Ligës së Parë me 41 pikë, katër më shumë se sa Trepça ‘89, kur kanë mbetur edhe shtatë xhiro deri në fund. /Telegrafi/

Exit mobile version