Telegrafi

Drenica mbetet pa trajner

Afrim Jashari nuk është më trajner i Drenicës.

Klubi nga Skenderaj ka liruar nga detyra e tij trajnerin drenicas pas ndeshjes me Feronikelin.

Drenica pësoi në ‘Rexhep Rexhepi’ me rezultat 1-0.

Pas 16 ndeshjeve, Drenica ka grumbulluar 18 pikë dhe vlen të theksohet që në krye me Afrim Jasharin, ekipi kuqezi është konsideruar si një nga skuadrat me futbollin më të bukur në Kosovë. /Telegrafi/