Drenica ka fituar ndeshjen e barazhit kundër Dukagjinit me rezultat 2-1.
Skuadra kuqezi e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi më një gol të bukur të Hysen Tahirit.
Por dukagjinasit nuk u dorëzuan dhe barazuan me Altin Merlakun.
Kur të gjithë pritën që ndeshja të shkojë në vazhdime në skenë doli Syla që me një gjuajtje të fortë shënoi për 2-1.
Ndeshja tjetër e barazhit zhvillohet në mes të Flamurtarit dhe Dritës. /Telegrafi/