Site icon Telegrafi

Drenica liron katër futbollistë

Kryesia e klubit të Drenicës ka vendosur ti lirojë katër futbollistë nga angazhimet e tyre me kuq e zinjtë.

Fjala është për Valmir Zariqi, Liridon Behrami, Arian Salihu dhe Granit Avdylit.

Ky i fundit kishte adresuar paraprakisht kërkesë për lirim pranë kryesisë së klubit dhe gjatë bashkëbisedimeve mes drejtuesve të klubit dhe futbollistit u vendos që me pëlqim të ndërsjellë të lirohet edhe Avdyli, njofton gazetasheshi.com.

Krahas largimeve drenicasit gjithashtu janë duke u angazhuar që të përforcohen në repartartet ku kanë nevojë dhe kështu së shpejti priten që të ketë konkretizim të marrëveshjeve me disa futbollistë me të cilët skuadra është në bisedime.

Exit mobile version