Drenica është nikoqir i Ferizajt në ndeshjen çerekfinale në Kupën e Kosovës.
Kjo përballje interesante pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skënderaj, derisa dy skuadrat kërkojnë kalimin në gjysmëfinale pas një kohe të gjatë.
Drenica që luan në Ligën e Parë kërkon të shkaktojë befasi, derisa Ferizaj synon të marrë një triumf në udhëtim.
Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë shumë të rëndësishme.
Formacionet zyrtare:
Drenica: Morales, Lushtaku, Rexhaj, Marku, Shala, Hamiti, Sylejmani, G. Hamiti, Fofana, Uka, Jashari.
Ferizaj: Terziu, Cakolli, Topalaj, Lamçe, Avdulli, Shabani, Llabjani, Nafiu, Kurtaj, Sadriu, Haxhimusa.
/Telegrafi/