Site icon Telegrafi

Drenica afër trajnerit të njohur

Trajneri i njohur i futbollit tonë, Arsim Thaçi mund të marr drejtimin e KF Drenicës.

Thaçi, i cili aktualisht është zyrtar i FC Prishtinës, është në negociata me kuqezinjtë e Skenderajt. Drenica, e cila përmes barazhit duke mundur Dukagjinin, siguroi mbijetesën në elitën e futbollit, duke se kërkon trajner të ri.

Burime brenda KF Drenicës kanë bërë të ditur për KosovaPress, se Thaçi është në bisedime me drenicasit për të zëvendësuar Fadil Ramën.

Sipas këtij burimi, negociatat mes ish-trajneri te 2 Korrikut, Trepçës ’89, dhe Drenicës kanë nisur, dhe thuhet se në ditët vijuese mund të arrihet marrëveshja mes Thaçit dhe skuadrës drenicase.

Exit mobile version