Telegrafi

Drenasi nuk do të ketë katër orë rrymë

KEDS njofton se në Drenas do të ketë ndërprerje të rrymës në disa nga fshatrat e kësaj komune.

Ndërprerje emergjente e daljes 10 kV Pokleku i Ri në Drenas. “KEDS njofton se sot, më 08.11.2017 në NS 35/10 kV Drenas do të ketë ndërprerje emergjente të: Daljes 10 kV Pokleku i Ri (Kodi: 16021007) prej orës 11:00 deri në orën 15:00”, thekson njoftimi për media

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Poklek i Ri, Korreticë e Ulët, Komoran Bashota, Komoran, Mulliri Komoran, Banesat Poklek dhe Hib Petroli Zabel.

“Arsyeja e ndërprerjes: Shkyçje emergjente, ndërrimi i transformatorit të dëmtuar”. /Telegrafi/