Në Drenas, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e radhës me praninë e shumicës së anëtarëve, mbledhje kjo që është kryesuar nga nënkryetari i Komunës, Arben Shala.
Në mbledhje u diskutuan pikat e rëndit të ditës si në vijim:
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur me datë 15.08.2024; Kjo pikë u miratua unanimisht nga anëtarët e KKSB-së.
2. Siguria e përgjithshme në Komunën e Drenasit, informim nga Stacioni i Policisë në Drenas: Lidhur me këtë pikë, togeri Florim Geci raporti për periudhën Janar-Shtator për gjendjen e sigurisë të cilën e vlersoi të qetë në përgjithësi.
3. Dukuria e vetëlëndimit të fëmijëve nga loja e “Tik Tok-ut”, masat nga organet përgjegjëse: Lidhur me këtë pikë, Drejtori I DKA-së, Muhamet Gjoka theksoi se fatmirësisht në Drenas nuk ka raste, por që kanë mbajtur mbledhje me drejtorët e shkollave dhe në bashkëpunim me Policinë po punojnë më të rinjtë për parandalimin e dukurive negative në përgjithësi përmes ligjeratave vetëdijësuese. Sipas togerit Geci këtë vit janë mbajtur 32 ligjërata në shkolla dhe 18 takime me drejtorë.
4. Raport për trajtimin e qenve endacak në Komunën e Drenasit; Lidhur me këtë pikë, mjeku veteriner, Shaban Mehmeti nga spitali i trajtimit të qenve, “CityPet Hostpital tregoi për punën që po e bëjnë për trajtimin e kafshëve, përkatësisht kastrimin dhe sterlizimin e deri te intervenimet e tjera që kryjnë.
Ai theksoi se gjendja është e mirë se dhe në bashkëpunim edhe me rastet që raportohen nga Policia dhe nga qytetarët po intervenojnë shpejtë duke i trajtuar qenët endacak në këtë mënyrë duke siguruar një ambient më të sigurtë për qytetarët. Deri më tani përmes këtij projekti janë trajtuar rreth 2.000 qen endacak.
5. Të ndryshme: U diskutuan tema të ndryshme që ndërlidhen me sigurinë në bashkësi.
Për këtë mbledhje do të përgatitet procesverbal që do të jetë I qasshëm në ueb faqën zyrtare të komunës dhe do t’I dërgohet anëtarëve të KKSB-së, MAPL dhe Divizionit për Këshilla Lokal në kuadër të MPB-së. /Telegrafi/