Telegrafi

Drejtuesit e Unitedit frikësohen që Ibrahimovici nuk mund të kthehet më ai i mëparshmi   

Krerët e Manchester Unitedit frikësohen se rikthimi i lëndimit të gjurit nga Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë në 100 për qindëshin e tij.

Ibra ka punuar shumë për t’u kthyer më fushë, vetëm shtatë muaj pas dëmtimit të gjurit që pësoi në fitoren e çerekfinales së Ligës së Evropës në Anderlecht.

Por, Man Unitedit frikësohet se Zlatan Ibrahimovic kurrë nuk do të jetë i njëjtë përsëri pas lëndimit të tij në gju.

Kjo pasi, suedezi, 36 vjeç, ka parë një hije të lojtarit që ishte golashënuesi më i mirë i Unitedit sezonin e kaluar me 28 gola nga 46 paraqitje.

Lëndimi ndaj Anderlechtit e la Ibrahn për gjashtë muaj jashtë fushave (Getty Images)

Sipas The Sun, përsëritja e formës së plotë pas një dëmtimi të tillë është e vështirë dhe ka shqetësime në Carrington, ku po bëhet monitorimi i plotë i tij.

Trajneri Jose Mourinho tashmë e ka marrë atë në skuadër për dy ndeshje që nga kthimi i tij kështu që ai mund të kthehet në palestër në përpjekje për të ndërtuar forcën rreth gjurit të tij.

Megjithatë, Ibra nuk ka arritur të ndikoj në këto ndeshje, ku ende nuk ka gjetur golin e parë pas rikthimit.

Kjo ka bërë që Unitedi të dështoj në disa ndeshje, ku me Romelu Lukakun jashtë forme, nuk po ka futbollist tjerë që mund ta zhbllokojnë ndeshjen. /Telegrafi/