Site icon Telegrafi

Drejtuesit e Man Utd pritet ta lirojnë nga kontrata Ronaldon

Manchester Unitedi është gati të lërë Cristiano Ronaldon të largohet nga klubi si lojtar i lirë në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi portugez është bërë një prani toksike rreth Old Trafford javët e fundit.

Ronaldo ishte në bankinë teksa United mposhti Tottenham Hotspur me rezultat 2-0 në Ligën Premier të mërkurën, por krijoi probleme.

Lexo po ashtu Ronaldo revoltohet me vendimin e Ten Hag, shkoi direkt në zhveshtore para përfundimit të ndeshjes ndaj Spurs

Ai u pa duke u futur në tunel përpara mbylljes së ndeshjes dhe raportet e mediave një ditë më vonë sugjeruan se ai kishte refuzuar të hynte si zëvendësues.

Gjatë të enjtes, Djajtë e Kuq ‘dënuan’ Ronaldon duke mos e ftuar për ndeshjen e fundjavës ndaj Chelseat, por ky thuhet se nuk është vendimi i vetëm i drejtuesve.

Sipas mediumit The Mirror, drejtuesit e Unitedit tani po shqyrtojnë një strategji largimi për Ronaldon, pozicioni i të cilit së shpejti po bëhet i paqëndrueshëm me menaxherin Erik ten Hag.

United mund të ofrojë të lërë Ronaldon të largohet si transferim i lirë për të siguruar që ai të gjejë një ekip të ri kur të hapet afati kalimtar i janarit pas Kupës së Botës. /Telegrafi/

Exit mobile version