Lojtari i Lyonit, Houssem Aouar, vendosi të luajë për kombëtaren e Algjerisë në fillim të janarit, edhe pse pati një paraqitje në një ndeshje miqësore për Francën.
Ndërkohë, Aouar, ka filluar t’i shqetësojë drejtuesit e Lyonit për praktikimin e fesë islame.
Gjegjësisht, sipas shkrimeve të gazetarit të besueshëm francez Romain Molina, drejtuesit e Lyonit i shqetëson fakti që Aouar kohëve të fundit e praktikon intensivisht fenë e tij. Madje kanë frikë nga radikalizimi i tij.
https://twitter.com/ronaldmorgan_/status/1619298630523027459
“Në lidhje me paranojën e klubit, ka një anekdotë. Aouar rriti mjekër dhe shkoi në Mekë. Keni djem në klub që thonë me vete: “O la la, a nuk do të radikalizohej atje?”. Si dëshironi që lojtarët të ndihen mirë më pas”, ka thënë Molina.
Megjithatë, trajnerit Laurent Blanc nuk i intereson shumë kjo.
Aouar nuk është në planet e tij për shkak se kontrata e tij deri në fund të qershorit nuk është zgjatur ende dhe Milani dhe Roma e kanë ndjekur prej kohësh.
Aouar ka qenë një nga lojtarët më të mirë të klubit në sezonet e fundit dhe prej tij pritej një transferim i madh./Telegrafi/
ANALYSE / OL : le grand n'importe quoi (et la panique de fin de mercato) !https://t.co/Fd3KPipdBY
Des copains agents, absence totale de projet/planification, improvisation totale, un vestiaire désabusé, des joueurs regrettant d'être venus…
Quelle tristesse pour un tel club
— Romain Molina (@Romain_Molina) January 27, 2023