Telegrafi

Drejtuesi i Man Cityt, Al Mubarak paralajmëron përforcime të tjera për Pep Guardiolan

Presidenti i Manchester Cityt, Khaldoon Al Mubarak, ka bërë të ditur se afati kalimtar veror për ‘Qytetarët’ nuk ka përfunduar ende dhe ka premtuar investime shtesë për të vazhduar me tituj. 

Man City ka sjellë tashmë dy përforcime spektakolare për sezonin e ardhshëm dhe duke afruar emra si Julian Alvarez i River Plate dhe Erling Haaland i Borussia Dortmundit.

Megjithatë, pronarët e pasur arabë nuk do të ndalen me kaq dhe sot kanë dërguar një mesazh bombastik nga Anglia se do të sjellin më shumë lojtarë cilësorë.

“Mund të konfirmoj se do të ketë më shumë lojtarë të rinj. Ne po kërkojmë përforcime në pozicionet që na duhen, dhe çdo vit dikush na largohet dhe ne duhet të fusim vazhdimisht gjak të freskët në ekip”.

“Mendoj se kemi sjellë tashmë dy shumë të rëndësishëm dhe do të ketë edhe disa të tjerë”.

“Do të përpiqemi të jemi sa më të shpejtë, por duhet të them gjithashtu se varemi shpesh nga afati kalimtar. Nëse do të ishte në dorën time, do të kompletoja të gjitha përforcimet deri më 1 korrik”, ka thënë Al Mubarak./Telegrafi/