Njëri nga drejtuesit dhe ish-legjenda e Borussia Dortmund, Matthais Sammer, ka thënë se sulmuesi Erling Haaland duhet të qëndrojë aty ku është.
Sulmuesi i Norvegjisë është duke u lidhur me klube të mëdha si Chelsea, Real Madridi dhe Manchester United për një transferim gjatë verës.
Megjithatë, drejtuesit e Dortmund besojnë se Haaland nuk është i gatshëm të largohet nga klubi i Bundesligës.
“Unë do të rekomandoja që Erling të shikonte edhe vlerën e Borussia Dortmund”, ka thënë fillimisht Sammer për Bild.
“Klubi i ka dhënë atij shumë. Nga këtu ai mund të shkojë vetëm në disa klube”.
“Kur Erling bën hapin tjetër, ai duhet të jetë një produkt i përfunduar, i përsosur. Ai është shumë, shumë i mirë, por duhet të përmirësojë disa detaje”.
“Robert Lewandowski ishte i kompletuar kur u largua për në Bayern. Ishte e qartë: ai shkoi drejt në 11-shen titullare. Por, si një kundër-shembull, Ousmane Dembele u largua për në Barcelonë ndoshta një moment shumë të shpejt”.
“Erling është larg në zhvillimin e tij, por ai nuk është i kompletuar”, përfundoi drejtuesi i Dortmundit. /Telegrafi/