Site icon Telegrafi

Drejtoria për Bujqësi po trajton rastet e dëmtimeve tek prodhimet bujqësore, s’ka fonde t’i mbështes

Erërat e forta dhe shiu i madh ditëve të fundit ka shkaktuar dëme të mëdha në prodhime bujqësore, në disa pjesë të Kosovës.

Dëmtime të dukshme dhe të kushtueshme, i janë shkaktuar edhe një banori të fshatit Bilinc të Komunës së Gjilanit.

Ky i fundit u ka bërë thirrje organeve kompetente që të dalin në terren dhe ta shohin nga afër situatën, të cilit i është dëmtuar në tërësi kulmi i shtallës dhe si rrjedhojë edhe ushqimi i lopëve.

Lexo po ashtu Drejtoria për Bujqësi themelon Komisionin për vlerësimin e dëmeve në prodhimet bujqësore

Telegrafi ka pyetur Drejtorinë për Bujqësi se a kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe cilat masa do të ndërrmerren, derisa drejtori, Bajrami Isufi, ka thënë se qysh të premten komisioni ka dalë në terren.

Megjithatë, pavarësisht mbështetjes, Isufi tha se drejtoria nuk ka fonde që t’i mbështes, kështu që rastet i dërgojnë në Ministri të Bujqësisë, në Prishtinë.

“Komisioni mbikqyrës ka dalur në terren dhe i ka marrë pamjet. Pas marrjes se pamjeve, drejtoria do ta bartë rastin në Ministri të Bujqësisë, në Prishtinë, sepse ne si drejtori dhe si komunë nuk kemi fonde për ta mbështetur. Personit në fjalë i është dëmtuar kulmi i shtallës dhe ushqimi”, ka thënë Isufi për Telegrafin.

Lexo po ashtu Drejtoria për Bujqësi themelon Komisionin për vlerësimin e dëmeve në prodhimet bujqësore

Ndryshe, Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan, ka krijuar komisionin për mbikqyrje në terren në raste të dëmtimeve nga moti dhe në vazhdimësi po trajton rastet. /Telegrafi/

Exit mobile version