Site icon Telegrafi

Drejtoria e Arsimit në Vushtrri nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën “ShPIK” në fushën digjitale

Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Vushtrrisë, Albanez Tahiraj ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën profesionale të informaticientëve “ShPIK”.

Sipas njoftimit, kjo marrëveshje bashkëpunimi ka për qëllim avancimin e shkathtësive digjitale të nxënësve dhe mësimdhënësve në Komunën e Vushtrrisë, shkruan Telegrafi.

Bëhet e ditur se tashmë do të organizohen aktivitete inovative në fushën e kodimit.

“Përmes këtij partneriteti, do të organizohen aktivitete inovative në fushën e kodimit, si dhe trajnime të posaçme për integrimin efektiv të teknologjisë në procesin mësimor”, thuhet në njoftim.

Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit

Thuhet se përmes përdorimit të platformava si “Code org”, synojnë t’i zhvillojnë shkathtësitë në kodim dhe mendim logjik. /Telegrafi/

Exit mobile version