Site icon Telegrafi

Drejtoria e Arsimit në Malishevë, bën inspektimin e shkollave në prag të fillimit të vitit të ri shkollor

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, e shoqëruar edhe nga shefi i arsimit në këtë komunë, Sabit Berisha, si dhe nga shefi i drejtorisë së urbanizmit, Ahmet Morina, kanë kryer inspektimin në shkollat “Bajram Curri” në Drenoc dhe “Lasgush Poradeci” në Kijevë.

Drejtoresha Krasniqi së bashku me bashkëpunëtorët e saj është njoftuar nga drejtorët e shkollave për përgatitjet e fundit që po bëhen rreth fillimit të procesit mësimor 2024/2024 në këto shkolla, duke raportuar për gatishmërinë e mësimdhënësve për t’i përmbushur angazhimet e tyre për gjatë vitit shkollor, si dhe gjendjen e ojekteve të shkollave.

Në këto takime me drejtuesit e shkollave, drejtoresha Krasniqi vlerësoi lartë përgatitjen e objekteve shkollore, si dhe përgëzoi edhe personelin mësimor për gatishmërinë e tyre që ky vit shkollor të jetë sa më i mbarë për nxënësit e Komunës së Malishevës.

Përveç mbikqyrjes së përgatitjeve nga drejtuesit e shkollave, Krasniqi u  njoftua edhe me procesin e furnizimit me tekste shkollore, ku falë angazhimit të tërë kapaciteteve njerëzore me gjithë vështirësitë, pret një fillim të mbarë dhe gjithëpërfshirës të nxënësve që nga dita e parë e mësimit.

Ndër të tjera ajo që ky viti të jetë vit i sukseseve të nxënësve në nxënien e diturive të reja. /Telegrafi/

Exit mobile version