Drejtoria e Arsimit në Gjilan ka bërë të ditur se janë realizuar investime të shumta në sektorin e arsimit, duke krijuar kushte adekuate për zhvillimin e procesit mësimor.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, theksoi se një nga arritjet kryesore në këtë fushë është trajnimi i 500 mësimdhënësve në fusha të ndryshme kurrikulare.
Ai vuri në pah se arsimi është shtylla kryesore për formimin e brezave të rinj dhe përgatitjen e tyre për të ardhmen.
Hyseni shtoi se Drejtoria e Arsimit, në përfundim të çdo gjysmëvjetori mësimor, kryen një vlerësim të përgjithshëm të ecurisë dhe performancës së procesit edukativo-arsimor në të gjitha nivelet parauniversitare. Ky proces përfshin analizimin e suksesit të nxënësve dhe krahasimin e rezultateve me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, për të siguruar përmirësimin e vazhdueshëm. /Telegrafi/