Drejtoria e Arsimit në Gjilan njofton se është shtyrë afati për aplikimin e studentëve për bursa.
Afati i aplikimit të bursave nga 11.11.2024 është shtyrë deri më 27.11.2024 (nesër).
“Për shkak të problemeve teknike me sistemit e intranetit, njoftom të gjithë kandidatët se afati i aplikimit për bursat është shtyrë deri më datë 27.11.2024”, thuhet në njoftimin e drejtorisë.
Tutje, në njoftim theksohet se kjo masë është ndërmarrë për të siguruar që të gjithë aplikuesit të kenë mundësinë e barabartë për të dorëzuar aplikimet e tyre. /Telegrafi/