Site icon Telegrafi

Drejtoria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë në Komunën e Leposaviqit hapin konkurs për shtatë pozita

Komuna e Leposaviqit

Drejtoria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë në Komunën e Leposaviqit kanë hapur sot konkurs për shtatë pozita.

Në këtë konkurs po kërkohet një mësimdhënës/e për edukim fillor, një mësimdhënës për gjuhën angleze dhe një punëtor teknik, shkruan Telegrafi.

Këto pozita po kërkohen për Shkollën Fillore, të Mesme dhe të Ulët “Kadri Bistrica” në Bistricë.

Në konkurs kërkohet gjithashtu një mjek/e i/e përgjithshën, dy infermier/e dhe një vozitës.

Këto pozita kërkohen për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Bistricë.

Bëhet e ditur se aplikimi bëhet fizikisht në Komunën e Leposaviqit, derisa nuk bëhet e ditur se deri kur është i hapur ky konkurs. /Telegrafi/

Exit mobile version