Site icon Telegrafi

Drejtoria e Administratës së Prishtinës shtynë mbledhjet e këshillave për shtator

Drejtoria e Administratës së Prishtinës, njofton se për shkak të temperaturave të larta, datat e parashikuara për mbajtjen e këshillave lokal janë shtyrë për në Shtator.

Krejt kjo sipas tyre është bërë për shkak të temperaturave të larta, transmeton Telegrafi.

Ndër tjera në njoftimin e drejtorisë thuhet që vendimi është marrë për të garantuar sigurinë dhe që qytetarët të kenë më të lehtë pjesëmarrjen. /Telegrafi/

Exit mobile version