Drejtoria e Administratës në Gjilan në bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, po implementon projektin “Renovime në Administratë”.
Në një prononcim për Telegrafin, drejtoresha e Drejtorisë së Administratës në Gjilan, Arbenita Sopi-Haziri tha se ky projekt, i cili është pjesë e përpjekjeve për të promovuar barazinë dhe gjithëpërfshirjen, synon të përmirësojë ndjeshëm qasjen dhe kushtet për personat me aftësi të kufizuara.
Sipas drejtoreshës, ndër aspektet kryesore të këtij projekti janë rregullimi i nyjeve sanitare dhe instalimi i një ashensori, të cilat do të jenë plotësisht të përshtatura për personat me aftësi të kufizuara.
“Përmes projektit “Renovime në Administratë” me fonde të Bashkimit Evropian, po punohet në nivelizimin e hapësirave për qasje me të lehtë për personat me aftësi të kufizuara. Projekti përmban edhe rregullimin e nyjeve sanitare dhe vendosjen e ashensorit”, ka thënë Haziri-Sopi.
Aktualisht, Administrata e Përgjithshme ka të punësuar dy persona me aftësi të kufizuara,
“Numri i të punësuarve me aftësi të kufizuara në Administratën e Përgjithshme është 2”, ka thene tutje ajo.
Ndryshe, edhe raporti për përmbushjen e obligimeve të komunave thotë se Gjilani është një ndër komunat që janë të qashme për personat me aftësi të kufizuara, hapësirat e punës në institucionet publike. /Telegrafi/