Site icon Telegrafi

Drejtori sportiv i Ferizajt konfirmon se merkatoja e tyre pritet të zhbllokohet së shpejti

Drejtori sportiv i Ferizajt, Genc Hyseni, në një intervistë për “Pasdita Sportive” në Radio Dukagjini ka konfirmuar se merkatoja e transferimeve pritet të zhbllokohet së shpejti për ta.

Kjo sipas Hysenit do të ndodhë më së largu deri në ditën e nesërme (e hënë) dhe pastaj do të hapet rruga për prezantimin e përforcimeve të reja.

Siç ka konfirmuar tashmë edhe vet faqja zyrtare e Ferizajt, prurja më e re për ‘Ujqit’ është ajo e Valmir Nafiut, i cili ka luajtur edhe më parë në Superligën e Kosovës tek Gjilani.

“Një lojtar që ka qenë disa vite më parë në Ferizaj na ka paditur, duke na bllokuar padrejtësisht merkaton, por kjo çështje do të zgjidhet së sot ose nesër”.

“Një nga përforcimet tona është Valmir Nafiu, një emër i madh që ka luajtur edhe në Bundesligën e Hamburgut”, ka thënë Hyseni.

Kujtojmë se Ferizaj momentalisht gjendet në pozitën e tetë në tabelë me 20 pikë të grumbulluara pas 18 xhirove të zhvilluara./Telegrafi/

Exit mobile version