Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e KFOR-it grek.
Temë kryesore e këtij takimi ishte gjendja e kujdesit parësor shëndetsor në zonën e Shalës së Bajgorës, por edhe në Komunën e Mitrovicës në përgjithësi, shkruan Telegrafi.
Shabani i ka njoftuar përfaqësuesit e KFOR-it për zhvillimet në shëndetësi në Komunën e Mitrovicës, me theks të veçantë në zonën e Shalës së Bajgorës.
“Përfaqësuesit e KFOR-it shprehen se kanë parë nga afër zhvillimet pozitive në shëndetësinë primare në Zonën e Shalës së Bajgorës dhe përgëzuan Komunën e Mitrovicës dhe Drejtorinë për Shëndetësi për funksionalitetin e amulancave shëndetsore, rinovimin e ambulancave dhe ndërtimin e ambulancave të reja, përmirësimin në furnizimin me barna, përmirësimin e kushteve të punës për personelin shëndetsor, rritjen dhe zgjerimin e shërbimeve shëndetsore dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve shëndetsore”, thuhet në njoftim.
Të dy palët e kanë shprehur gatishmërinë dhe vullnetin e tyre për të vazhduar dhe zgjeruar bashkëpunimin në të ardhmen. /Telegrafi/