Norvegjezi po kalon një sezon shumë të mirë në drejtimin e ekipit, ku kishte kaluar një pjesë të madhe të karrierës si futbollist, Manchester United.
Ole Gunnar Solksjaer nuk dihet nëse do të mbetet edhe në sezonin e ri trajner i Djajve të Kuq, raporton Sky Sports.
Shtoi kësaj edhe deklaratat e presidentit të klubit norvegjez, Moldes, i cili pohon se strategu do të respektojë kontratën me ata.
Ish-sulmuesi është trajner i skuadrës norvegjeze, por që deri në fund të këtij kampionati anglez do të drejtoj skuadrën nga Old Trafford.
Në fakt, gjatë ditës së djeshme menaxheri i 46-vjeçarit ka deklaruar se marrëveshja e strategut me Molden tashmë ka mbaruar.
Megjithatë, drejtori i Moldes, Oystein Neerland këmbënguli se trajneri do të rikthehet dhe do ta respektoj marrëveshjen.
“Ole Gunnar tani është i punësuar në Manchester United. Sipas planifikimit, ai do të kthehet në Molde pas përfundimit të sezonit në Angli”, tha Neerland për VG.
I pyetur nëse do të duhej të rinegociojë marrëveshjen me Solskjaerin kur të kthehet, Neerland shtoi “Jo”. /Telegrafi/