Telegrafi

Drejtori ekzekutiv i Twitterit jep dorëheqje

Në vitet e fundit Costolo kishte vështirësi për shkak të presionit të investitorëve dhe për shkak të rritjes së ngadalshme të rrjetit social në raport me konkurrentët e tij si në aspektin e numrit të përdoruesve, ashtu edhe nga të ardhurat nga reklamat, raporton AA.

Numri i përdoruesve të Twitter-it në vitin 2015 mund të rritet me rreth 14 për qind, ndërkohë që disa vite më parë, kompania regjistroi një rritje prej rreth 30 për qind.

Twitter-i publikoi të ardhurat vjetore, gjë e cila rezultoi me ulje në krahasim me rivalët e tij të tjerë si Facebook.