Drejtori ekzekutiv i një kompani teknologjike humbi jetën derisa po festonte me punonjësit e kompanisë së tij.
Sanjay Shah drejtor i kompanisë Vistex me seli në SHBA, kishte planifikuar një “performancë” të madhe në një kafaz të hekurt, që ishte i lidhur me zinxhirë dhe po zbriste nga një lartësi prej dhjetëra metrash.
Në një moment duket se njëri nga zinxhirët që mbante kafazin, brenda të cilit gjendej Shah u shkëput dhe milioneri ra për vdekje në dysheme, transmeton Telegrafi.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur të mërkurën kur kjo kompani po shënonte jubileun në Hyderabad të Indisë, ku para punonjësve drejtori i tyre humbi jetën.
Sanjay ishte i shoqëruar nga kolegu Raju Datla, që ishin futur në kafazin që do të duhej të zbriste ngadalë në tokë.
Megjithatë në një moment zinxhiri u shkëput dhe Sanjay më shumë se katër metra duke u përplasur direkt në dyshemenë prej betoni.
Pavarësisht se Sanjay dhe Raju u dërguan në spital për trajtim, Shah nuk i mbijetoi plagëve të marra gjatë intervenimit kirurgjik.
Kolegu i tij gjithashtu mbetet në gjendje të rëndë shëndetësore. /Telegrafi/
🚨US Tech Boss Plunges 15ft To His Death During Company's Anniversary Party
Sanjay Shah, CEO of Vistex, fell to his death after a cable holding up the iron cage he was performing in snapped. pic.twitter.com/5WPBsxZDwZ
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) January 21, 2024