Site icon Telegrafi

Drejtori i Dritës, Murseli: U përdoren standarde të dyfishta ndaj nesh, kishim 17 lojtarë të gatshëm për lojë

Foto: Arkiv

Drejtori i Dritës Fitim Murseli ka thënë për RTV Dukagjinin se UEFA ka marrë një vendim të rëndë për klubin dhe Kosovën.

“Shihet qartë se vendimi është subjektiv. Sikur të kishte bazë ligjore ky vendim do të merrej në mbledhjen e orës 16 por është shtyrë për të Apeli. Komisioni i Disiplinës nuk ka mundur të merr vendim por ata çuditërisht marrin vendim ende pa u bërë 24 orë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Mureseli thotë se vendimi do të apelohet në instanca tjera.

“Ne tashmë kemi kontaktuar avokatë të njohur për këto çështje”.

Drejtori i Dritës thotë se ndaj skuadrës së tij janë përdorur standarde të dyfishta pasi sipas tij UEFA para një jave ka thënë se “nëse ekipa ka të gatshëm 13 lojtarë për lojë, ndeshje zhvillohet”.

“Ne kemi pasur të gatshëm 17 lojtarë të gatshëm për lojë. Tre lojtarë kanë qenë të izoluar dhe ndeshja ka mundur të zhvillohet…Ne jemi dëmtuar padrejtësisht”, tha ndër të tjera Fitim Murseli./Telegrafi/

Exit mobile version