Site icon Telegrafi

Drejtori i Dortmundit, Zorc i befasuar me komentet e fundit të Haalandit

Drejtori i Borussia Dortmund, Michael Zorc ka folur për komentet e fundit të sulmuesit të tyre norvegjez, Erling Haaland.

Haaland befasoi të gjithë kur foli për një presion të klubit gjerman për të ardhmen e tij.

“Borussia Dortmund tani po më shtyn të marr një vendim për gjërat… por unë thjesht dua të luaj futboll. Kjo ndoshta do të thotë që së shpejti do të më duhet t’i nis gjërat”, deklaroi norvegjezi.

Lexo po ashtu Haaland flet publikisht se si Dortmundi po i bën presion për të ardhmen: Dua vetëm të luaj futboll

Megjithatë, këto komente nuk iu kanë pëlqyer aspak drejtuesve të Dortmundit, të cilët kanë folur me anë të drejtorit të tyre, Zorc.

“Komentet e Haaland na befasuan pak. Nuk ka asnjë afat dhe nuk ka pasur ende bisedime”.

“Por ne duam të zhvillojmë bisedime në një moment”, ka thënë Zorc për Kicker.

Ndryshe, klauzola e lirimit të Haalandit në verë do të jetë e disponueshme për pothuajse 80 milionë euro plus komisionet. /Telegrafi/

Exit mobile version