Site icon Telegrafi

Drejtori i Dortmundit, Watzke: PSG qesh me gjobat e UEFA-s

PSG ka shpërthyer gjatë afatit kalimtar të verës me nënshkrimin e Neymar dhe Mbappé, 222 dhe 180 milionë euro respektivisht.

Kjo mund të shkaktojë dënimin nga UEFA të klubit parizien, për thyerje të rregullave të “fair-play” financiar.

Një vendim që drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmund e sheh qesharak, si një gjobë ekonomike që nuk paraqet ndonjë problem për PSG. Hans-Joachim Watzke është në favor të ndëshkimeve më efektive: heqja e pikëve në ligat e tyre përkatëse.

“Nuk kam shumë njohuri për këtë. Është puna e UEFA-s dhe mendoj se ka njerëz të kualifikuar për ta bërë këtë. Por, unë e di një gjë, që UEFA nuk duhet ta bëjë. Dhe është për të vënë gjoba ekonomike”.

“Është e pakuptimtë për ta bërë këtë kundër PSG-së. Në Katar ata qeshin me këtë. Një alternativë? Reduktimi i pikëve në ligën përkatëse. Ky është momenti kur klubet do të fillojnë të shqetësohen”, tha ai në një intervistë me “T-online”.

Exit mobile version