Site icon Telegrafi

Drejtori i Bujqësisë viziton fermerët e Komunës së Malishevës të cilët u dëmtuan nga zjarret gjatë verës

Temperatuat e nxehta që kanë mbizotëruar gjatë stinës së verës kanë qenë një ndër shkaqet kryesore të zjarreve me të cilat u përballën shumë fermerë të cilët pësuan dëme të konsiderueshme të punës së tyre, e me një gjë të tillë janë përballur edhe fermerët e Komunës së Malishevës, të cilët sot janë vizituar nga Drejtori i Bujqësisë, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Malishevës, Sylë Dukolli.

Dukolli në vizitën e tij ishte i shoqëruar edhe nga zyrtarë të tjerë komunal, ku nga afër patën mundësinë dëmet që u janë shkaktuar disa fermerëve nga zjarret që e karakterizuan stinën e verës, zjarre këto që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në ushqimin për kafshë dhe makineritë e tyre.

Gjatë vizitës, ai i ka ofruar mbështetje blegtorëve Nehrih Brahaj nga fshati Senik dhe Driton Gegaj nga Lladroci, që kanë qenë mes më të prekurve nga këto zjarre.

Drejtori Dukolli po ashtu vizitoi edhe disa fermerë të tjerë në Komunën e Malishevës, duke i siguruar se përpjekjet për mbështetje institucionale nuk do të mungojnë. /Telegrafi/

Exit mobile version