Komuna e Gjilanit njofton se drejtori për Arsim, Shpend Nuhiu, ka pritur në takim kryesinë e re të Asamblesë Komunale të Fëmijëve, të udhëhequr nga kryetarja, Verda Isufi.
Nuhiu, tregon se gjatë takimit, fëmijët parashtruan pyetje të rëndësishme rreth cilësisë së arsimit, kushteve infrastrukturore në shkolla, trajnimeve për avancimin e nxënësve dhe mësimdhënësve, si dhe çështje të tjera me rëndësi për arsimin.
Ai i është përgjigjur me përkushtim dhe gatishmëri për të mbështetur zërin e fëmijëve në përmirësimin e arsimit në Komunën e Gjilanit.
Për më tepër, ai theksoi se bashkëpunimi me Asamblenë e Fëmijëve do të vazhdojë me qëllim që sugjerimet dhe kërkesat e tyre të gjejnë zbatim konkret. /Telegrafi/