Telegrafi

Drejtori i Apple deklaron: Nuk keni nevojë për diplomë që të jeni të suksesshëm

Thuajse shumica prej nesh ndihemi se ka diçka gabim me shkollimin tonë.

Vitin e kaluar, një studim i Harvardit kishte treguar për rreziqet e regjistrimit të hershëm të shkollimit, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, po në të njëjtin vit Singapori i kishte larguar testet në shkolla duke thënë se fëmijët nuk janë në garë me njëri-tjetrin.

Kësaj radhe, CEO i kompanisë Apple, Tim Cook ka treguar mendimin e tij për diplomën universitare.

Megjithëse ekziston debati se përse shkollimi në shtëpi mund të jetë mënyra më e mençur për t’i mësuar fëmijët në shekullin e 21-të, fakti se ka disa mësime dhe aftësi që asnjëherë nuk mund të mësohen në shkollë nuk mund të injorohet.

Sipas Tim Cook, ekziston një “mospërputhje” mes aftësive që mësohen në universitet dhe aftësive që i nevojiten bizneseve, e veçanërisht kur bëhet fjalë për programim.

“Kështu ne asnjëherë nuk kemi menduar se diploma e universitetit është gjëja të cilën duhet ta keni. Ne gjithmonë kemi provuar t’i zgjerojmë horizontet tona” – Tim Cook

Cook ka zbuluar se vitin e kaluar kompania Apple në SHBA kryesisht ka punësuar njerëz të cilët nuk kanë pasur diplomë katërvjeçare.

Ky është fakt mjaft interesant duke marrë parasysh se bëhet fjalë për kompaninë e cila vlen pothuajse 1 trilionë dollarë.

Në mënyrë që t’i përgatitni fëmijët për konkurrencë të ashpër në të ardhmen, Cook beson se duhet të jetë kriter për çdo fëmijë në SHBA të mësojë një nivel programimi para se ta kryejnë shkollën e mesme.

Tim Cook, në një intervistë me presidentin e SHBA, Donald Trump, ka thënë se studentët amerikanë duhet të mësoj programimin para klasës së 12-të.

Cook edhe më parë e ka theksuar rëndësinë që fëmijët të mësojnë programimin.

Vitin e kaluar, në muajin janar, ai kishte thënë se është më e rëndësishme që fëmijët të mësojnë programim sesa ta mësojnë një gjuhë të huaj.

Cook beson se ka disa gjëra të cilat shkolla nuk mund t’ua mësojë fëmijëve. /Telegrafi/