Site icon Telegrafi

Drejtori Ali Arifi: Rritje të shënuara në trajtimin e lëndëve, lejet ndërtimore dhe mbledhjen e financave në Gjilan

Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ali Arifi, njofton se qeverisja aktuale lokale ka shënuar një rritje në trajtimin e lëndëve, në lëshimin e lejeve ndërtimore dhe në mjetet financiare të inkasuara, krahasuar me periudhën e mëparshme të qeverisjes lokale.

Arifi thekson se nga viti 2019-2020 ishin gjithsej 1798 lëndë të trajtuara, ndërsa sipas tij, deri në fund të tetorit të vitit 2023, ishin 3577 lëndë të trajtuara.

“Nga të dhënat e prezantuara konstatohet se në DUPMM-ja, gjatë qeverisjes aktuale, për të njëjtin interval kohor raportues, janë trajtuar 1779 lëndë më shumë, shprehur në % = 199% se sa gjatë qeverisjes së kaluar”, tha Arifi.

Më tej ai tregoi edhe për sipërfaqen ndërtimore për të cilat janë lëshuar leje ndërtimore.

Në bazë të raportit, Arifi thekson se në po të njëjtën periudhë të qeverisjes së kaluar, ishin gjithsej 339.417 m2, ndërsa nga qeverisja aktuale lokale janë lëshuar leje ndërtimore për 525.2773 m2.

“Nga të dhënat e prezantuara konstatohet se në DUPMM, gjatë qeverisjes aktuale, për të njëjtin interval kohor raportues, janë lëshuar leje ndërtimi, për sipërfaqe ndërtimore, 185. 856 m2 më shumë, shprehur në % = 155% se sa gjatë qeverisjes së kaluar”, tha drejtori Ali.

Gjithashtu, Arifi flet edhe për mjetet financiare të inkasuara nga qeverisja aktuale, për dallim nga ajo e kaluar.

“Gjithsej janë 3.308.251 euro. Nga të dhënat e prezantuara konstatohet se në DUPMM, gjatë qeverisjes aktuale, për të njëjtin interval kohor raportues, janë inkasuar mjete financiare në vlerë 1.183.783 euro më shumë, shprehur në % = 156% se sa gjatë qeverisjes së kaluar”, tha Arifi. /Telegrafi/

Exit mobile version