Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Obiliq, Fitore Hashani, ka pritur në takim zyrtarët policorë Florentina Preniqi dhe Habib Gllareva nga Stacioni Policor.
Ky takim kishte për qëllim diskutimin dhe koordinimin e mëtejshëm të aktiviteteve në kuadër të “Planit Siguria në Shkolla”, transmeton Telegrafi.
Në këtë takim sipas një njoftimi nga komuna e Obiliqit, u diskutua për krijimin e një mjedisi të sigurt dhe për ti përmirësuar masat e sigurisë në shkolla.
“Zyrtarët policorë janë të angazhuar në këtë plan që synon krijimin e një mjedisi të sigurt për nxënësit dhe personelin arsimor në të gjitha shkollat e komunës së Obiliqit. Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve arsimore dhe policisë, si dhe angazhimi për të përmirësuar masat e sigurisë në shkolla”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se drejtoresha Fitore Hashani është shprehur e gatshme për të bashkëpunuar me stacionin policor.
“Drejtoresha Hashani falënderoi zyrtarët policorë për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në sigurinë e nxënësve. Ajo gjithashtu shprehu gatishmërinë e saj për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Stacionin Policor të Obiliqit, në mënyrë që të sigurohet një mjedis sa më i sigurt dhe i qetë për të gjithë nxënësit dhe personelin arsimor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/