Telegrafi

“Drejtësia” e talebanëve, kufomat e tre burrave i varin në lugën e ekskavatorit – pretendojnë se viktimat kishin tentuar të kryejnë vjedhje

Trupat e pajetë të tre “kriminelëve” janë varur në lugën e “ekskavatorit” nga talebanët në Afganistan, e fotografitë e kësaj ngjarje të tmerrshme janë publikuar sot.

Sipas zëvendës-guvernatorit Mawlawi Shir Ahmad Muhajir, tre burrat ishin vrarë nga një burrë tjetër, kur ata u futën në shtëpinë e tij në provincën Herat, transmeton Telegrafi.

Fotografitë rrëqethëse të shpërndara në rrjetet sociale, shfaq kufomat që janë ngritur lart me lugën e ekskavatorit të varur me litar.

E këto fotografi janë edhe një shembull sesi i praktikojnë këto metoda talebanët për të ndjellë frikë, dhe i përdorin si shembull për të tjerët që sipas tyre kush tenton t’iu kundërvihet i pret i njëjti fat. /Telegrafi/